Sport

Plani i UEFA-s: 9000 tifozë në finalen e Champions League në stadiumin “Ataturk” të Stambollit!

27 Mars 2021, 10:16 Nga DOSJA

ZVICER – UEFA po planifikon që tifozët e të dy klubeve, të marrin pjesë në finalen e Champions League të këtij sezoni, e cila do të zhvillohet më 29 maj, në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit.

Madje ajo i ka njoftuar tetë skuadrat çerekfinaliste, që në ndeshjen finale të pranishëm në stadium do të jenë të paktën 9000 tifozë, të cilët do të pajisen dhe do të përdorin bileta inteligjente të blera nëpërmjet smartphonëve personalë.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar për numrin e tifozëve në stadium do të merren nga qeveria turke. Edhe pse fjala e fundit në lidhje me kapacitetin e tifozëve do të merret nga qeveria turke, në UEFA janë gjithnjë e më optimistë se ky projekt do të realizohet.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 9000 tifoze ne finale bileta inteligjente champions league dfinala me 29 maj ne stadiumin ataturk te stambollit uefa 9000 tifoze ne finale bileta inteligjente champions league dfinala me 29 maj ne stadiumin ataturk te stambollit uefa

Sondazh

Poll