Aktualitet

Arrestimi i Agostin Gjinit, reagon policia: Falsifikoi dokumente, ka tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit

27 Mars 2021, 11:16 Nga DOSJA
Arrestimi i Agostin Gjinit, reagon policia: Falsifikoi dokumente, ka

LEZHË– Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Agostin Gjinit. Ata bëjnë të ditur se Gjini, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

NJOFTIMI:

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve “. Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

Gjini, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdet. Lajmi u bë i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet agostin gjini agostin gjini

Sondazh

Poll