Aktualitet

Policia greke kontrolle ‘blic’ në Kapshticë! Sekuestrohet një sasi e madhe droge, bien në pranga 5 persona (DETAJE)

27 Mars 2021, 10:11 Nga DOSJA
Policia greke kontrolle ‘blic’ në Kapshticë! Sekuestrohet

KAPSHTICË– 5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u kapën me sasi të konsiderueshme droge.

Polica greke ka njoftuar se shërbimet e saj kufitare kanë gjetur në një zonë me shkurre të dendura pranë doganës së Kapshticës, 5 çanta të mëdha, brenda të cilave ndodhej sasia prej 68 kg kanabis sativa dhe 2 kg kanabis e përpunuar në formë çokollate.

Menjëherë në zonë janë vendosur patrulla dhe sapo një grup i përbërë prej 5 personash i ka marrë çantat, menjëherë shërbimet policore greke ndërhynë duke i arrestuar.

Nga hetimet, rezultoi se 3 prej shqiptarëve rezulton se kishin të ndaluar hyrjen në zonën Shengen.

Të arrestuarit janë të moshave 22-41 vjeç dhe janë banorë të zonave kufitare pranë Greqisë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 shqiptare ne kapshtice kapshtice policia greke arrestohen 5 shqiptare ne kapshtice kapshtice policia greke

Sondazh

Poll