Pas vizitës në banesën e Arjan Salës, Meta: Shpëtoi shumë jetë njerëzish, ishte shqiptar i përgjegjshëm
27 Mars 2021, 10:16Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në banesën e Arjan Sulës, e cila ka hapur dyert e mortit.
Pas ngushëllimeve që i shprehu familjes, Meta tha se këto ngjarje janë tronditëse, dhe të gjitha institucionet që nuk vepruan duhet të vendosen përpara drejtësisë.
‘Këto janë ngjarje mjaft tronditëse, dhe janë ngjarje ku çdo institucion duhet të vendoset para drejtësisë, për të shpëtuar jetët e qytetarëve. Heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më, falë sakrificës së tij u shpëtuan shumë jetë, ai ishte një qytetar i përgjegjshëm, një njeri i cili pranoi të lërë pas një fëmijë jetimë, që shumë familje të tjera të mos ishin viktima”- tha Meta.
Zjarri nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KAPSHTICË– 5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u kapën me sasi të konsiderueshme droge.Polica gre...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në familjen e Arjan Salës. Kreu i shtetit ka shkuar për ti shprehur ngushëllimet për humbjen e...
TIRANË-Magazina në të cilën mbaheshin rrobat, në qendrën tregtare ‘Casa Italia’ është totalisht e shkrumbuar. Flakët që kishin shpërthyer pasditen e së mër...
GJIROKASTËR– Policia ka ndaluar ditën e sotme Adil Alikon. Aliko është ndaluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nga blutë e Gjirokastrës, me urdhë...
TIRANE-Të dielën, 28 mars 2021, ora ndryshon duke kthyer akrepat e orëve, 60 minuta përpara.Konkretisht, në orët e para të së dielës në orën 03:00 akrepat e or...
TIRANË– Gehard Gaci, Vladimit Gjoci dhe Marco Maraschino, kanë rënë në pranga si pasojë e një operacioni të zhvilluar nga policia e Tiranës. Operacioni i k...
CËRRIK–Një 26-vjeçar në Cërrik është arrestuar nga policia pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.Gjatë kontrollit të tij në banesë, u gjetë...
TIRANË– Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një lidhje telefonike për “ABC”, tha se trupi i të ndjerit Arjan Sala është gjetur pak pas mesnate. Ndë...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale.Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi duke drejtuar mj...