Aktualitet

U dërgua në morg për ekspertizë, mbërrin në banesë trupi i pajetë i Arjan Salës

27 Mars 2021, 10:27 Nga DOSJA
U dërgua në morg për ekspertizë, mbërrin në

TIRANË– Ka mbërritur në banesë trupi i pajetë i Arjan Salës, 32-vjeçarit i cili humbi jetën në magazinën te Casa Italia.

Trupi i të riut u dërgua fillimisht në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Ishte xhaxhai i Salës ai i cili bëri identifikimin e trupit. Familja e të riut ka hapur ditën e sotme dyert e mortit. Ishte presidenti Ilir Meta, ai i cili ishte i pranishëm për pak minuta, duke i shprehur ngushëllimet e tij familjes.

Zjarri nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll