Aktualitet

Abuzimi i 43-vjeçares me aftësi të kufizuara mendore, flasin të afërmit e të akuzuarit: Policia e ka arrestuar pa prova, u

27 Mars 2021, 10:21 Nga DOSJA
Abuzimi i 43-vjeçares me aftësi të kufizuara mendore, flasin

DEVOLL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një 20-vjeçar akuzohet ka përdhunuar një 43-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore, e cila rezulton se është 6 muajshe shtatzënë.

Kushëriri i 20-vjeçarit Klavjo Karumi, nga fshati Miras i Korçës, e ka mohuar sot që i riu të jetë ai që ka përdhunuar një 43-vjeçaren.


Bilbil Karumi u shpreh se kushëriri i tij i arrestuar mbrëmjen e të premtes, ishte një person i rregullt sipas tij dhe dy muaj më parë ishte martuar.

E ka arrestuar mbreme policia. Askush nga familjaret nuk kane mundur ta takojne. I kane cakuar nje avokat kryesisht. Jam i bindur qe nuk e ka perdhunuar kusheriri im. 43 vjecarja eshte me probleme mendore,nuk jane te besueshme deklaratat e saj. Ishte djale i rregullt dhe jetonte vetem me te emen ne kushte shume te veshtira. Ishte martuar 2 muaj me pare. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk eshte bere analiza e ADN qe te vertetoje atesine”, tha kushëriri i 20-vjeçarit.

Nga ana e tyre, familja e 43-vjeçares pretendon se kanë deklaruar gjithçka në polici.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klavio karuni perdhunimi i 43-vjeçares ne devoll klavio karuni perdhunimi i 43-vjeçares ne devoll

Sondazh

Poll