Aktualitet

Çdo gjë e shkrumbuar! Pamjet brenda magazinës ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala

27 Mars 2021, 09:38 Nga DOSJA
Çdo gjë e shkrumbuar! Pamjet brenda magazinës ku humbi

TIRANË-Magazina në të cilën mbaheshin rrobat, në qendrën tregtare ‘Casa Italia’ është totalisht e shkrumbuar. Flakët që kishin shpërthyer pasditen e së mërkurës arritën të shuheshin ditën e sotme, mirëpo fatkeqësisht prej tyre humbi jetën Arjan Sala.

Ndërkohë, trupi i pajetë i Arjan Salës, shefi i sigurisë së Qendrës Tregtare, i cili mbeti i bllokuar në magazinë ndërsa shkoi të shpëtonte punonjësit, ka dalë në orët e para të mëngjesit.

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 08:18

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Arjan Salës. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook...