Aktualitet

Pas 3 ditësh kërkimi! Nxirret trupi i pajetë i Arjan Salës nga magazina e shkrumbuar te Casa Italia, përcillet për në ban

27 Mars 2021, 06:07 Nga DOSJA
Pas 3 ditësh kërkimi! Nxirret trupi i pajetë i Arjan Salës

TIRANË– Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Këtë lajm e ka bërë të ditur policia e shtetit e cila me anë të një njoftimi shkruan se trupi i pajetë i përket të riut.

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.’-shkruhet në njoftim.

Ka qenë xhaxhai i të riut ai i cili ka bërë të mundur identifikimin e trupit, e më pas është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e asfiksisë, pasi trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie, por pa prishur strukturën.

Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare. Dosja.al mëson se në tentativë për të hapur derën, Sala ka mbetur brenda saj. Trupi i tij u gjend në afërsi të derës së kyçur. Punonjësit kanë treguar se Sala ka hyrë në katin përdhe, për të nxjerrë disa prej punonjësve që merreshin me sistemimin, dhe më pas ka marrë një fikëse zjarri portative, ku ka tentuar të shuajë flakët, por pa mundur që t’ia dalë, dhe mbeti i bllokuar për rreth 60 orë. Sipas ekspertizës paraprake 32-vjeçari ka luftuar deri në fund për të shmangur djegien dhe flakët, por nuk ja ka dalë dot me tymin e madh në një ambient 100% të mbyllur.

Pas gjetjes së trupit të pajetë të Arjan Salës në magazinën te ‘Casa Italia’, miqtë dhe familjarët e tij kanë ndarë postimet prekëse. Vëllai i të ndjerit, Edmond Sala, ka bërë një mesazh prekës në rrjetet sociale. “O heroi im, me ike në lule të rinisë”, shkroi ndër të tjera Edmond Sala, i cili ishte vëllai i vetëm i viktimës. Vetë Arjan Sala la pas një djalë të vogël 2-vjeçar, bashkëshorten e tij, prindërit dhe vëllanë e vetëm.

Lidhur me ngjarjen e rëndë sot ka reaguar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili është shprehur se punonjësi i cili u fut për të shpëtuar jetën e njërëzve në magazinë, është kthyer në hero për të gjithë ne. Kreu i shtetit shkruan se Sala hyri në zemrat tona si një simbol i vetëmohimit, i dashurisë dhe i mirësisë.

Zjarri nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës.

(a.b;kle.mu)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2021, 19:56

TIRANË- Ditën e sotme, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit“ në Paskuqan është përfshirë nga flakët, ndërkohë që nxënësit ndodhen në mësim.Ndërkohë...