Aktualitet

Familjarët e Arjan Salës i bëjnë thirrje Ramës e Metës: Na ndihmoni të gjejmë kockat e djalit, të qajmë një hero që

26 Mars 2021, 21:15 Nga DOSJA
Familjarët e Arjan Salës i bëjnë thirrje Ramës e

TIRANË– Familjarët e Arjan Salës, shefit të sigurisë që mbeti brenda magazinës i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta që t’i ndihmojnë për të gjetur kockat e djalit.

Konkretisht xhaxhai i Salës, shprehet se nuk duhet lënë një hero si Arjan Sala pa u qarë në mënyrën e duhur, pasi ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar 25 punonjësit e tjerë. Ai tha se shteti shqiptar mund të kërkojë ndihmë nga shtetet e tjera.

“Nesër e mbrapa nëse thirrja ime nuk dëgjohet nga askush, nuk besoj se policia do na kundërshtojë, por do të heqë uniformën dhe do të futet bashkë me ne që të kërkojmë kockat e djalit. Zjarrfikësit nuk është se nuk janë profesionistë, por i kanë shkrirë mundësitë e tyre. Ju lutem zoti kryeministër, zoti President na kushtoni pak kohë, mblidhuni për një hero që shpetoi jetë njerëzish. Të mos shkojë i humbur, të kemi ku ta qajmë me diçka të vogël. Kërkoni ndihmë nga shtetet fqinje, nga ato që kanë ndihmuar edhe në tragjeditë e mëparshme,”- tha xhaxhai i Salës.

LAJMI KRYESOR:2 ditë pa ‘nam e nishan’! Mister fati i shefit të Sigurisë tek ‘Casa Italia’, Ushtria e kërkon me qen, i afërmi ngujohet në magazinë, Meta: Ndërhyni! Pasojat do jenë të rënda…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2021, 19:56

TIRANË- Ditën e sotme, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit“ në Paskuqan është përfshirë nga flakët, ndërkohë që nxënësit ndodhen në mësim.Ndërkohë...