Bota

“Hetimet po vijojnë”/ OBSH: Përfitimet e AstraZenecës i tejkalojnë rreziqet që mund të ketë

26 Mars 2021, 19:35 Nga DOSJA
“Hetimet po vijojnë”/ OBSH: Përfitimet e AstraZenecës

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë sërish një deklaratë mbi vaksinën e AstraZenecës. The Guardian shkruan se ndihmës drejtorja e OBSH-së, Mariangela Simao ka thënë se hetimet mbi vaksinën po vazhdojnë, por ajo këmbnguli se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet e saj. Ajo tha se të gjitha efektet anësore të mundshme po hetohen nga OBSH-ja, EMA dhe nga agjensitë e tjera anti-rregullatore.

“Pozicioni qëndron se përfitimet tejkalojnë rreziqet. Është duke u hetuar, një lidhje e mundshme me një ngjarje anësore shumë të rrallë … e cila do të ndodht një në një milion, dhe ende po hetohet nga OBSH-ja dhe gjithashtu nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe agjencitë e tjera rregullatore,” tha ajo.

AstraZeneca fillimisht u ndalua në disa vende për shkak të disa lajmeve se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca mariangela simao obsh astrazeneca mariangela simao obsh

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2021, 18:51

TURQI- Kinematografia shqiptare, maqedonase dhe turke janë në zi për shkak të vdekjes së aktorit Luran Ahmeti. Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut që ka luaj...