Bota

Grushti i shtetit në Myanmar, 3 protestues qëllohen për vdekje sot: Nuk mund të marrim trupat, ka shumë forca sigurie 

26 Mars 2021, 16:44 Nga DOSJA
Grushti i shtetit në Myanmar, 3 protestues qëllohen për vdekje

MYANMAR- 3 persona janë vrarë ditën e sotme në Myanmar duke bërë që numri i personave të vrarë deri më tani të tejkalojë 320. The Guardian shkruan se 3 personat e vrarë ditën e sotme janë për shkak se po valvitin flamuj të zinj në qytetin Myeik.

Sipas dëshmitarëve 2 personat e vrarë janë qëlluar me plumb në kokë, ndërsa një tjetër ëshrtë qëlluar disa herë. Ata kanë thënë se trupin e personit të tretë të vrarë nuk mund ta merrnin për shkak se në vendngjarje ka shumë policë dhe ushtarë.

“Dy u vranë nga të shtënat në kokë. Ne nuk mund të marrim trupin e personit të tretë pasi shumë forca të sigurisë janë atje,” tha një dëshmitarë.

Qytetarët e Myanmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne myanmar grushti i shtetit ne myanmar

Sondazh

Poll