Bota

OBSH bën thirrje për dhurim të vaksinave: Duhet të përmbushim synimin për të ndihmuar vendet e varfëra

26 Mars 2021, 17:36 Nga DOSJA
OBSH bën thirrje për dhurim të vaksinave: Duhet të

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të dhurojnë vaksina anti-Covid për të ndihmuar vendet që nuk kanë mundësi. The Guardian shkruan se kjo kërkesë e OBSH-ja ka ardhur për shkak të mungesë së vaksinave të COVAX-it për të shpërndarë te vendet e varfëra, në mënyrë që vaksinimi të ecë njësojë në të gjitha botën.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se COVAX është gati që të vëzhdojë me shpërndarjen e vaksinave, por që ata duhet fillimisht t’i gjejnë vaksinat në mënyrë që t’i shpërndajnë. Ai tha se COVAX, fillimisht i duheshin 10 milion doza që të plotësojë porositë që ka tani.

“COVAX është gati për të ofruar por ne nuk mund të dorëzojmë vaksina që nuk i kemi. Marrëveshjet dypalëshe, ndalimet e eksportit dhe nacionalizmi i vaksinave kanë shkaktuar shtrembërime në treg me pabarazi bruto në furnizim dhe kërkesë. Dhjetë milion doza nuk janë shumë dhe janë gati të pamjaftueshme,” tha Ghebreyesus.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covax obsh covax obsh

Sondazh

Poll