Hoxhaj bën homazhe në Krushë: Këtu janë ndritur themelet e lirisë dhe pavarsisë sonë, qeveria duhet të bëjë çmos që
26 Mars 2021, 17:23Nga DOSJA
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë ditën e sotme homazhe në Krushë të Madhe për të nderuar dëshmorët dhe njerëzit e vrarë nga Serbia 22 vite më parë. Pas homazheve, Hoxhaj tha se në Krushë dhe në të gjithë vendet e tjera ku janë kryer masakra janë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Më tej, Hoxhaj tha se është detyra e qeverisë dhe e shtetit të Kosovës që të vazhdojë betejën e fundit që ka ngelur pa bërë, ajo e gjetjes së trupave të personave që janë vrarë. Hoxhaj në fund të fjalës së tij tha se me gjetjen e trupave të personave të vrarë ata do të kuptojnë se kush janë apo dhe sakrificën që kanë bërë për liri.
“Bëmë nderim para dëshmorëve, para martirëve, por edhe para të pagjeturve në Krushë, një vend i cili është epiqendër e sakrificës tonë dhe një vend i cili tregon se sa e gjatë, e vështirë dhe se sa i madh ka qenë çmimi jonë për liri. Këto ditë të marsit janë ditë ku çdo familjar i dëshmorëve, i heronjve, i martirëve, i të pagjeturve, por edhe çdo qytetar i Kosovës dhe çdo shqiptar që jeton në Ballkan i ka ditët më të vështira të përjetimit të cilat na rikthejnë neve në sakrificën të cilën sakrificë e ka bërë populli shqiptar që të jetë i lirë, i pavarur. Krusha sikurse edhe shumë vende të tjera ku janë ushtruar masakra në Kosovë, janë themelet e lirisë tonë, janë themelet e pavarësisë tonë dhe janë themelet e fitores tonë edhe morale edhe politike. Por, meqë këtu ka edhe më tutje të pagjetur është detyrë e qeverisë së Kosovës, është detyrë e shtetit të Kosovës që ta bëjë betejën e fundit derisa të gjendet i pagjeturi i fundit. Mbi këtë mesazh duhet ta kuptojmë jo vetëm kush kemi qenë, çfarë sakrifice kemi bërë, por edhe kah po shkojmë si vend i lirë dhe si shtet i pavarur”, tha ai.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SERBI- Serbia ditën e sotme ka nisur vaksinimin e popullsisë emigrante që ka në vend. The Guardian shkruan se në Serbi janë gjithsej rreth 6, 000 emigrantë që j...
ITALI- Rajoni i Campanisë në Itali ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për të blerë vaksinën e Sputnik V. The Guardian shkruan se lajmin e bëri të ditur Guverna...
MYANMAR- 3 persona janë vrarë ditën e sotme në Myanmar duke bërë që numri i personave të vrarë deri më tani të tejkalojë 320. The Guardian shkruan se 3 personat...
BRAZIL- Brazili po shfaqet si vendi më i goditur në botë nga pandemia ndërsa së fundmi çdo ditë raportohen 79,000 raste të reja me COVID.Ndërkohë shkencë...
Kosova duhet të nisë përgatitjet dhe të mbledhë provat për të dëshmuar se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Kosovë, ndërkaq që kryeministri i Kosovës, Albin K...
Në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh të Rusisë, një profesor është nën hetim pasi ka mohuar publikisht Holokaustin. Gjatë një seminari, ky profesor kis...
Kompania Dominion, prodhuesja e aparaturave për numërimin automatik të votave, ngriti të premten një padi për shpifje kundër televizionit Fox News, duke kërkuar...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar kur është pyetur në lidhje me kërkesën që i ka bërë presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, për ...