Bota

26 Mars 2021, 18:51 Nga DOSJA

TURQI- Kinematografia shqiptare, maqedonase dhe turke janë në zi për shkak të vdekjes së aktorit Luran Ahmeti. Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut që ka luajtur në disa filma turq, humbi jetën nga Covid-i ditën e djeshme.

Shumë kolegë të tij turq kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e jetës së Ahmetit me anë të rrjeteve sociale.

 “Oh zemër. Do më mungosh shumë,” ka shkruar në “Instastory” aktorja Hazal Kaya.

 “Pse ike vëlla… mbarova Luran mbarova”, shkruan aktori Tolga Tekin.

“Lamtumirë, nuk do t’i harrojë ditët tona në Maqedoni,” shkruan aktorja Ceyda Ates.

 “Ahhhhh vëllai im … Ahhhhh shqiptar i madh! Sëmundja Covid të mori nga ne, nga familja juaj, të dashurit tuaj. Zoti të mëshiroftë, qofsh i parajsës,” shkruan Levent Sulun.

Luran Ahmeti humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19. Ai ishte pjesë e dhjetëra filmave turq, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e Ujqërve”, si dhe role kryesore në serialet “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ceyda ates hazal kaya levent sulun luran ahmeti tolga tekin ceyda ates hazal kaya levent sulun luran ahmeti tolga tekin

Sondazh

Poll