Bota

Serbia nis me vaksinimin e emigrantëve në vend, OBSH: Ata jetojnë në qendër kolektive është shumë i rëndësishëm  

26 Mars 2021, 17:12 Nga DOSJA
Serbia nis me vaksinimin e emigrantëve në vend, OBSH: Ata jetojnë

SERBI- Serbia ditën e sotme ka nisur vaksinimin e popullsisë emigrante që ka në vend. The Guardian shkruan se në Serbi janë gjithsej rreth 6, 000 emigrantë që jetojnë në qendra kolektive. Kryesisht emigrantët në Serbi janë nga Lindja e Mesme dhe nga Azia Qendrore. Ndërkohë që ditën e sotme janë vaksinuar rreth 570 emigrantë me vaksinën e AstraZenecës.

“Për këtë … popullatë, vaksinimi është shumë i rëndësishëm sepse ata jetojnë në një qendër kolektive dhe mbajtja e një distance fizike është shumë e vështirë,” tha Assefa Mengistu, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Serbi janë regjistruar 577,120 persona me Covid, ndërsa 5,114 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni assefa mengistu astrazeneca obsh serbia nis vaksinimin e emigranteve assefa mengistu astrazeneca obsh serbia nis vaksinimin e emigranteve

Sondazh

Poll