Bota

Lajçak letër Kurtit: Mezi pres t’ju takoj në Bruksel, duhet të vazhdojmë dialogun me Serbinë pa vonesa

26 Mars 2021, 16:23 Nga DOSJA
Lajçak letër Kurtit: Mezi pres t’ju takoj në Bruksel,

KOSOVË- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak i ka shkruar letër Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.  Lajçak në letrën e tij, shkruan se e ka uruar Kurtin për marrjen e postit të Kryeministrit, si dhe ka thënë se përvoja e tij do tu shtojnë vlerë institucioneve të Kosovës.

Në letrën e tij, Lajçak shkruan se mezi pret që Kurti të shkojë në Bruksel dhe të vazhdojnë pa vonesa rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Letra e plotë:

I nderuar Kryeministër, Dua t’ju uroj për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës dhe ju dëshiroj shumë suksese në këtë post të ri. Jam i bindur që udhëheqësia juaj dhe përvoja juaj e gjatë politike do t’i shtojnë vlerë institucioneve në Kosovë. Në cilësinë time si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, shpresoj të punojmë së bashku drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Unë zotohem vendosmërisht që do t’i mbështes të dy palët për t’i vazhduar pa vonesa takimet në kuadër të Dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja. Vazhdimi i Dialogut do të na mundësojë të bëjmë progres i cili do të sjellë dobi për të dy palët në vitet që vijnë. Mezi pres të ju takoj në Bruksel, posa situata të na lejojë, dhe të diskutojmë personalisht për punën tonë të përbashkët që na pret. Me respekt.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti miroslav lajčák albin kurti miroslav lajčák

Sondazh

Poll