Aktualitet

Një muaj para zgjedhjeve, shtyhet afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit deri më 30 prill

26 Mars 2021, 15:36 Nga DOSJA

TIRANË– Zgjatet afati i vlefshëmërisë së kartave të identitetit qw ka skaduar, deri më 30 prill. Vetëm një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, qeveria ka vendosur që përfudimi i afatit të kartave të identitetit të zgjatet deri më 30 prill.

Kështu sipas aktit normativ personave që u ka skaduar letërnjoftimi dhe nuk e kanë rinovuar atë, do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Shtyrja e vlefshmërisë së kartave është bërë me propozim të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. 

AKT NORMATIV PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9/2
Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE.

Për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së afatit të skadencës së kartave, në fillim të marsit bëri thirrje dhe Presidenti Ilir Meta. Janë afro 800 mijë shqiptarë me të drejtë vote të cilëve iu skadon karta e identitetit ose iu ka skaduar aktualisht deri më 25 prill që rrezikojnë të ngelen pa votuar. 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi zgjatet afati i kartave bledi çuçi zgjatet afati i kartave

Sondazh

Poll