Aktualitet

Qeveria i akordon 10 mln dollarë Ministrisë së Shëndetësisë, paguan 1.2 mln dozat e vaksinës kineze

26 Mars 2021, 15:16 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria shqiptare i ka akorduar Ministrisë së Shëndetësisë shumën prej 10 milionë dollarësh, për të paguar 1.2 milionë dozat e vaksinave kineze që pritet të mbërrijnë në Shqipëri, në një afat prej 60 ditësh.

Në vendimin e botuar në fletoren zyrtare shihet se shuma prej 10 milionë dollarë, do të shërbejë për të blerë vaksinat kineze Coronavac nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, nga e cila dje u shkarkuan në Rinas 192 mijë dozat e para.

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se ka siguruar 1.2 milionë doza vaksinash që sipas tij do të vijnë brenda harkut kohor të 60 ditëve në vendin tonë, nga Turqia.

Sipas Ramës, kontrata me kompaninë turke, që është edhe distributor i vaksinës kineze, është firmosur për 500 mijë doza si fillim, që do të vijnë me ngarkesa të ndara. Një ditë më parë mbërritën 192 mijë prej tyre, që sipas kryeministrit do të ndihmojnë në nisjen e vaksinimit masiv.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet qeveria paguan vaksinat kineze vaksina kineze ne shqiperi qeveria paguan vaksinat kineze vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll