Aktualitet

Posedonin armë zjarri! Policia e Vlorës nis ‘aksionin’, i vihet në ndjekje të rinjve që tentuan të largoheshin, arrest

26 Mars 2021, 13:21 Nga DOSJA
Posedonin armë zjarri! Policia e Vlorës nis ‘aksionin’, i

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme disa të rinj të cilët tentuan ti largoheshin postobllokut. Fillimisht të rinjtë konstatuan efektivët dhe nga frika e arrestimit, tentuan që të largoheshin.

Gjatë ndjekjes nga policia, ata kanë hedhur një pistoletë dhe disa sende nga makina. Pas ndjekjes policia ka mundur t’i ndalojë makinat në fshatin Babicë, ku është sekuestruar edhe një pistoletë.

Ende nuk është dhënë asnjë informacion nga ana e policisë së shtetit në lidhje me identitetin e personave të arrestuar.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore arrestim ne vlore

Sondazh

Poll