Aktualitet

FOTOT/ Vaksinimi i pedagogëve në ‘Air Albania’, dhjetra akademikë në radhë për të marrë dozën e parë

26 Mars 2021, 13:14 Nga DOSJA
FOTOT/ Vaksinimi i pedagogëve në ‘Air Albania’, dhjetra

TIRANË– Ditën e sotme pedagogët të cilët do të vaksinohen në stadiumin ‘Air Albania’ janë vënë në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës. Siç shihet në fotot e siguruara nga Dosja.al, pedagogët janë vënë në radhë duke mos respektuar as distancën fizike me njëri-tjetrin.

Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Ditën e djeshme kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksine nga Kina dhe se është arritur një marrëveshje për një milion vaksina në tërësi.

(a.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll