Aktualitet

Abuzoi seksualisht me 28-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, dënohet me 8 vite burg Eduard Bushi, 56 vjeçari pranon a

26 Mars 2021, 11:30 Nga DOSJA
Abuzoi seksualisht me 28-vjeçaren me probleme të shëndetit

LUSHNJE– Togat e zeza kanë dënuar me 8 vite pas hekurave Eduard Bushin, i cili një vit më parë përdhunoi duke lënë shtatzënë, fqinjën e tij me probleme të shëndetit mendor.

Bushi u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, por me gjykim të shkurtuar do ta kryej dënimin e tij për 8 vite, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.”

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Eduard Bushi, e ka pranuar përdhunimin e 34-vjeçares me probleme të shëndetit mendor, por mësohet se ai e ka mëhuar se është babai i fëmijës.

Gjatë seancës gjyqësore mësohet se pasi pranoi përdhunimin, ai ka kërkuar edhe falje i penduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në fshatin Ardenicë të Lushnjës. 56-vjeçari përdhunoi komshien e tij, një 28-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për pasojë ajo ka mbetur edhe shtatzënë. 56-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga familjarët e së resë.

(kle.mu: a.k/ dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eduard bushi eduard bushi

Sondazh

Poll