Aktualitet

FOTOT/ Ky është 33-vjeçari që hyri për të shpëtuar punonjësit te Casa Italia, mbeti i bllokuar, prej dy ditësh nuk gjen

26 Mars 2021, 10:30 Nga DOSJA
FOTOT/ Ky është 33-vjeçari që hyri për të

TIRANË– Ky është Arjan Sala, 33-vjeçari i cili ka dy ditë që ka mbetur brenda magazinës te Casa Italia. Sala, i cili ishte me detyrë, shef sigurie, arriti që të nxirrte personat që ndodheshin në magazinë, por nuk arriti që të dilte vetë.

Prej më shumë se 40 orësh vijon zjarri që nisi dy ditë më parë në ambientet e magazinës në qendrën tregtare në Kashar. Trupi i Arjan Salës është ende duke u kërkuar nga forcat e shpëtimit dhe zjarrëfikëset që ndodhen në ambientet e jashtme të Casa Italias. Raportohet se janë dhe dy persona të tjerë brenda magazinës. Zjarri përfshiu gjithë katin nëntokësor që ka shërbyer si magazinë për të gjitha produktet që tregtoheshin në gjashtë katet e qendrës tregtare. Sala i cili mbeti mes flakëve ka qenë i pari që ka rendur për të evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në magazinë, mirëpo ishte ai që mbeti i bllokuar brenda. Mëngjesin e sotëm presidenti Meta bëri thirrje që të ketë çdo ndërhyrje të mundshme për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave dhe shuarjen e zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll