Aktualitet

“Mos gënjeni”/ Përplasje të forta mes familjarëve të Arjan Salës dhe ekipit të zjarrfikësve: Ne na ka ikur vëllai,

26 Mars 2021, 10:15 Nga DOSJA
“Mos gënjeni”/ Përplasje të forta mes

TIRANË– Ditën e sotme ka pasur përplasje mes familjarëve të Arjan Salës dhe mes forcave të zjarrëfikësve te magazina në Tiranë. Kanë qënë familjarët ata të cilët kanë kërkuar nga zjarrëfikësit që të gjendet trupi i 33-vjeçarit duke shtuar se nuk kanë ardhur që të dalin në televizion.


Pjesë nga debati:

Familjarët: Ne duam që të gjendet personi, mos gënjeni,

Ekipi i zjarrfikësve: A doni që të flasim apo të gënjejmë.

Familjarët: Ne japim 40 milionë lekë vetëm të gjendet njeriu. Ky prononcim nuk është në shërbim për momentin.

Zjarrfikësit: Ne nuk jemi këtu për të bërë elozhe.

Familjarët: Ne na ka ikur vëllai, na gjeni trupi.

Zjarrfikësit: Unë kam 27 vite në këtë punë, dhe unë i përjetoj edhe vetë rastet.

Familjarët: Ne nuk kemi ardhur këtu që të dalim në televizor.

Zjarrfikësi: Sa ditë kam unë këtu pa lëvizur nga vendi.

Familjarët: Ne po e qajmë këtu te porta, pa më dalë xhenazja. Ne nuk po bëhemi pengesë, ju lutemi shumë, na e jepni një informacion, pse nuk keni thënë ju të vijë një familjar. Prononcimin për mediat na i jepni më vonë. Ju nuk keni pasur paisje, keni qënë me bombla 3 litroshe, mungesë mjetesh, një veshje antizjarr nuk e kishin ata njerëz gjatë natës? Erdhën vetëm dje nga ora tre. A nuk është gjynah kjo që ndodhi.

Zjarrfikësi:  Unë sot jam palë këtu me ty, natyrisht që na duhen mjete, dhe çdo reagim i juaji është i kuptueshëm.

Familjarët: Ti rrezikon jetën tënde kur nuk ke asnjë paisje, me çfarë do të shpëtosh djalin tim.

Prej më shumë se 40 orësh vijon zjarri që nisi dy ditë më parë në ambinetet e magaznës në qendrën tregtare në Kashar. Trupi i Arjan Salës është ende duke u kërkuar nga forcat e shpëtimit dhe zjarrëfikëset që ndodhen në ambientet e jashtme të Casa Italias. Raportohet se janë dhe dy persona të tjerë brenda magazinës. Zjarri përfshiu gjithë katin nëntokësor që ka shërbyer si magazinë për të gjitha produktet që tregtoheshin në gjashtë katet e qendrës tregtare. Sala i cili mbeti mes flakëve ka qenë i pari që ka rendur për të evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në magazinë, mirëpo ishte ai që mbeti i bllokuar brenda. Mëngjesin e sotëm presidenti Meta bëri thirrje që të ketë çdo ndërhyrje të mundshme për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave dhe shuarjen e zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet magazina ne tirane digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2021, 08:40

LONDËR– Pas ngjarjes së rëndë në Londër, ku mbeti i vrarë 21-vjeçar shqipar Renato Geci pas një sulmi me thikë, kanë folur fqinjët.“Dëgjuam të...