Aktualitet

Në “fije të perit” pas debatit me vëzhguesin e ONM/ Elizabeta Imeraj merr ngritje në detyrë, KLP e vendos në krye të

26 Mars 2021, 11:03 Nga DOSJA
Në “fije të perit” pas debatit me vëzhguesin e ONM/

TIRANË– Prokurorja Elizabeta Imeraj është caktuar në krye të Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3-vjeçar. Vendimi u mor unanimisht sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që vendosi të emërojë Imerajn në krye të organit të akuzës në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTE I KPK:

Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.Regullorja e miratuar nga KLP për procedurën e  ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisē, ( e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021), Këshilli emëron drejtuesin.

Kjo lëvizje vjen dy ditë pas një seance të nxehtë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku Imeraj u përplas me vëzhguesin ndërkombëtar, Theo Jacobs. Pas një relatimi të vakët nga KPK, Jacobs replikoi për 5 orë me Imerajn në lidhje me pasurinë, integritetin dhe pastërtinë e figurës, tri shtyllat bazë të Vettingut. Vëzhguesi i ONM tha se Imeraj kishte përgjuar koelgun e tij, Hans Kijlstra dhe se i kishte bërë shantazh me foto që pretendoheshin si kompromentuese. Jacobs vijoi më tej duke folur për relatorja Etleda Çiftja kishte dhënë dorëheqjen pas presioneve për ndikim në vendimin për Imerajn.

Jacobs akuzoi Imerajn se kishte bërë divorc fiktiv me të shoqin,pasi dy ish-bashkëshortët jetonin në të njëtën shtëpi edhe pse në vendim e gjykatës thuhej se bashkëjetesa ishte e pamundur.

Probleme ka patur edhe për pasurinë e saj. Në vitin 2004, prokurorja Elisabeta Imeraj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, kursimet familjare kapin vlerën e 22.9 milionë lekëve. Seanca e debatit zgjati 5 orë, ndërsa vendimi për numrin një tashmë të Prokurorisë së Tiranës është shtyrë.

KPK nuk dha sqarime për arsyen e shtyrjes së vendimit ndaj Imeraj. KPK gjithashtu nuk saktësoi datën kur do të shpallej vendimi.

(f.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj elizabeta imeraj elisabeta imeraj elizabeta imeraj

Sondazh

Poll