Aktualitet

Shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Rinasit: Kam ardhur me 16 çuna! Vullnetarisht, s’na njoftoi njeri!

26 Mars 2021, 10:27 Nga DOSJA
Shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Rinasit: Kam ardhur me

TIRANË– Ditën e sotme kanë mbërritur në ambientet e magazinës te ‘Casa Italia’ një grup vullnetarësh për ti ardhur në ndihmë zjarrëfikësve. Ata po punojnë për kërkimin e 33 vjeçarit, Arjan Sala, i cili mbeti në magazinën që u shkrumbua nga flakët dy ditë më parë tek “Casa Italia”.

Një ekspert i cili është në krye të grupit të 16 vullnetarëve ka dhënë detaje të frikshme për zjarrin në magazinë. Ai ka thënë se temperatura në godinë ka shkuar afërsisht 1 mijë gradë.


DEKLARATA:

Kam ardhur me 16 çuna me disa pajisje për këtë aksident që ka ndodhur në këtë ndërtesë, edhe gjatë ditës së djeshme kemi punuar. Ne jemi informuar prej mediave, se nuk na ka thirrur askush. Ne jemi aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, në varësi të koncesionarit, mjetet që kemi nuk kemi interferuar, kemi ardhur vullnetarisht. Pajisja që kemi ofruar ne është një pajisje që mundëson frumarrjen e vazhdueshme pa cilindra në shpinë, e bën të mundur që të kenë duart e lira dhe të bëjnë kërkim shpëtimin, pa peshë në shpinë. Në krahasim me dje situata është më e mirë, intensiteti i zjarrit e kemi fikur dje në orët e vona. Shumë materiale që kanë ekzistuar në atë hapësirë, ka qenë e stërngarkuar me materiale dhe qaska te zjarri është shumë e vështirë, të gjitha rafet, materialet janë shembur dhe arritja dhe avancimi është shumë i vështirë, zjarret e brendshme nuk kemi arritur t’i fikim, duhet të avancojmë në çdo vatër të vogël, diku gjatë ditës do e përfundojmë, zjarri intensitetin e madh e kemi kaluar, jemi duke u marrë me zjarre të vogla, por janë të rrezikshme. Puna e kërkimit është shumë problematike se po merremi me fikjen e zjarrit, materialet duhen pastruar dhe merr kohë, nuk kemi informacion tjetër. Dje ka qenë 980 gradë celcius deri aty ku kemi arritur”, ka thënë shefi i shërbimit të zjarrfikësve në Aeroportin e Rinasit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll