Aktualitet

U shtyp nga makineria në landfillin e Shkodrës/ Motra e nënës së 11-fëmijëve pa të gjithë skenën, dëshmia e administr

26 Mars 2021, 11:09 Nga DOSJA
U shtyp nga makineria në landfillin e Shkodrës/ Motra e

SHKODËR– Katrinë Binaku është nëna e 11 fëmijëve që humbi jetën ditën e djeshme teksa po punonte në landfilldin e Bushatit. 61-vjeçarja ndodhej bashkë me motrën e saj duke punuar, por në mënyrë ende të paqartë gjatë punës së saj në diferencimin e mbetjeve ka hipur mbi presë, një makineri në landfilld duke marrë goditje në pjesën e kolonës. Po ashtu, mbetet e paqartë se si 61-vjeçarja ka ndezur makinerinë, e cila punon në mënyrë automatike.

Fillimisht ka qenë motra e saj ajo e cila e ka parë Katrinën nën presë dhe menjëherë ka lajmëruar personat e tjerë që punonin në landfilld, bashkë me drejtuesit. Menjëherë është njoftuar një ambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës, e cila ka mbërritur me shpejtësi, por gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, gruaja ka ndërruar jetë.

Administratori i landfillit të Bushatit, Agron Ceka ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai ka bërë të ditur se kanë fikur në moment makinerinë kur kanë parë 61-vjeçaren që po vritej.

Paradite pashë dy motrat duke punuar dhe ashtu si zakonisht i përshëndeta dhe i pyeta nëse kanë nevojë për ndonjë gjë, bisedë e cila është e zakonshme mes meje dhe punonjësve, duke marrë parasysh edhe lodhjen që kanë apo moshën e tyre. Më pas jam larguar për të vijuar punën time. Ndërsa ndodhesha në landfilld ka qenë ora afërsisht 10:00 kur kam dëgjuar motrën e Katrinës duke bërtitur me të madhe. Kam dalë me shumë shpejtësi unë dhe disa punonjës të tjerë dhe kemi konstatuar se punonjësja jonë ishte aksidentuar te presa, një makineri që është aty dhe punon në mënyrë automatike. E kemi fikur menjëherë dhe jemi munduar që ta nxjerrim nga ajo makineri. Konstatuam se punonjësja kishte marrë goditje në pjesën e kolonës dhe ishte dëmtuar rëndë. Jemi munduar t’i japim ndihmën e parë duke bërë maksimumin për ta shpëtuar. Menjëherë ka ardhur edhe një ambulancë, të cilën e kemi hasur rrugës dhe i kemi bërë me shenjë duke e futur menjëherë në mjetin e ambulancës. Fatkeqësisht, punonjësja ende pa mbërritur në spital ka ndërruar jetë. Nuk e kam idenë se si ka përfunduar nën makinerinë, e cila e ka zënë brenda”, mësohet se ka deklaruar administratori i landfilldit të Bushatit, Agron Ceka.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet katrina binaku nderron jete 61-vjecarja ne shkoder katrina binaku nderron jete 61-vjecarja ne shkoder

Sondazh

Poll