Bota

Albin Kurti, pasditen e sotme mbledh qeverinë

26 Mars 2021, 10:13 Nga DOSJA
Albin Kurti, pasditen e sotme mbledh qeverinë

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme do të zhvillojë një mbledhje të qeverisë. Sipas Gazeta Express, mbledhja do të fillojë në orën 16:00.

Organizimi nuk ishte njoftuar në axhendën e kryeministrit, por pak orë më parë zyra e tij ka njoftuar për një shtim të pikës në axhendë. Ndërkohë, shkaqet e mbledhjes ende nuk janë bërë të ditura.

Sipas agjendës së publikuar herët në mëngjes, kryeministri i vendit Albin Kurti është duke qëndruar në Rahovec, ku do të vizitojë  Krushën e Vogël dhe Krushën e Madhe për të kryer homazhe. Ndërsa, më vonë ai do të vizitojë Kompleksin Memorial të familjes Berisha në Komunën e Suharekës.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti mbledh qeverin albin kurti mbledh qeverin

Sondazh

Poll