Bota

‘E kishim të koordinuar’/ Lëshuan raketa në detin e Japonisë, vjen reagimi i parë nga Koreja e Veriut, pretendimet dhe

26 Mars 2021, 09:54 Nga DOSJA
‘E kishim të koordinuar’/ Lëshuan raketa në detin e

KOREA E VERIUT- Dje Koreja e Veriut ka lëshuar në detin e Japonisë dy raketa për t’i testuar. Testimi ka agravuar marrëdhëniet me Amerikën, ndërsa vetë presidenti Joe Biden paralajmëroi për pasoja nëse Pyongyangu zyrtar vijon më lëshimin e raketave.

Sot ka ardhur reagimi zyrtar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve nga Korea e Veriut, të cilët pretendojnë se raketat goditën me saktësi objektivin, duke paralajmëruar se një raketë do të lëshohet sërish. 

“KCNA” citoi zyrtarin e lartë Ri Pyong Chol, i cili mbikëqyri provën, duke shtuar se zhvillimi i armës së re ka një domethënie të madhe në forcimin e fuqisë ushtarake të vendit dhe në parandalimin e të gjitha llojeve të kërcënimeve ekzistuese në gadishullin e  Koresë.

Lëshimet e raketave janë cilësuar si provokimi i parë i diktatori Kim Jong-un që pas marrjes së detyrës nga presidenti Biden, i cili mori detyrën në janar. Disa ekspertë thonë se Koreja e Veriut synon të ushtrojë presion mbi administratën e re të SHBA për të rritur fuqinë e saj në bisedimet e ardhshme që mund të zhvillohen mes palëve.

Bisedimet SHBA-Kore e Veriut janë ndalur prej 2 vitesh për shkak të mosmarrëveshjeve mbi sanksionet e drejtuara nga Amerika drejt vendit të Azisë së Largët. Jo më larg se në janar të këtij viti, udhëheqësi i Koresë së Veriut e paralajmëroi zgjerimin e arsenalin e tij të armëve për t’i bërë ballë “armiqësisë amerikane”.

Koreja e Veriut ka lëshuar ditën e djeshme dy raketa balistike në Detin e Japonisë. Ato janë dy raketat e para që janë lëshuar nga Koreja e Veriut që nga ardhja në pushtet e Joe Biden në SHBA. Në lidhje me këtë ka reaguar Japonia dhe Koreja e Jugut, të cilat e kanë dënuar ashpër këtë provë të Koresë së Veriut. Ndërsa SHBA-ja ka reaguar ditën e sotme, duke e quajtur një kërcënim për rajonin.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota korea e veriut korea e veriut

Sondazh

Poll