Bota

SHBA-ja dënon Koren e Veriut për lëshimin e raketave: Është kërcënim për rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar

26 Mars 2021, 09:21 Nga DOSJA
SHBA-ja dënon Koren e Veriut për lëshimin e raketave:

SHBA-Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj Koresë së Veriut për raketat balistike që ka lëshuar ditën e djeshme.

Sipas Reuters, zëdhënës i Departamentit të shtetit ka thënë se SHBA-ja dënon hedhjen e raketave, pasi kjo kërcënon rajonin dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë lëshimet e raketave balistike të Koresë së Veriut. Këto lëshime shkelin rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe kërcënojnë rajonin dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar,”-tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbetën të hapura për diplomaci me Korenë e Veriut, pavarësisht testet e saj të raketave këtë javë, por paralajmëroi se do çështja do të bëhet problematike nëse Koreja e Veriut përshkallëzon situatën.

(k,a./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koreja e veriut-shba leshimi i rakeave te kores se veriut shba koreja e veriut-shba leshimi i rakeave te kores se veriut shba

Sondazh

Poll