Bota

U dënua me dy vite burg, kritiku i Putinit, Navalny është në gjendje të keq shëndetësore, avokatët: Po kurohet në një

26 Mars 2021, 09:32 Nga DOSJA
U dënua me dy vite burg, kritiku i Putinit, Navalny është në

RUSI-Shëndeti i kritikut të Putinit, Alexei Navalny, po përkeqësohet. Lajmin e kanë bërë të ditur avokatët e tij, të cilët ndër të tjera kanë thënë se ai është duke u kuruar në një spital në burg, por ky fakt po mbahet i fshehtë.

“Shëndeti i Alexei Navalny, po përkeqësohet. Përkeqësimi i shpejtë i gjendjes së tij shëndetësore ngre shqetësimet tona ekstreme. Ne besojmë se ai mund të jetë në një spital burgu tani dhe administrata e IK-2 mund të përpiqet ta fshehë atë fakt,”-kanë thënë ata.

Navalny u dënua dy vite e burg muajin e kaluar për shkeljen e kushteve të provës së tij ndërsa ishte duke u rikuperuar nga një sulm i agjentit nervor në Gjermani.

Navalny, 44 vjeç, u arrestua në 17 Janar kur u kthye në Rusi pas një qëndrimi pesë-mujor në Berlin, ku ai u trajtua për helmim nga një agjent nervor  Novichok. Ai ka fajësuar presidentit Vladimir Putin se është përgjegjës për këtë helmimin. Por, kjo është mohuar nga ai. Ai u dënuar me dy vite e burg muajin e kaluar për shkeljen e kushteve të provës së tij .

Arrestimi i tij shkaktoi demonstrata masive në të gjithë Rusinë në fund të janarit dhe fillim të shkurtit, ku u arrestuan mijëra protestues.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalny rusi alexei navalny rusi

Sondazh

Poll