Bota

Serbia po përballet me presion nga BE-ja për të hequr dorë nga aleatët perëndimor, mediat serbe: Deri ku do arrijnë kufiz

26 Mars 2021, 08:30 Nga DOSJA
Serbia po përballet me presion nga BE-ja për të hequr dorë

SERBI- Serbia po përballet me presion në rritje nga zyrtarët perëndimorë për të hequr dorë jo vetëm nga pjesë të territorit të saj, por edhe nga aleatët e saj më të rëndësishëm.

Sipas medias serbe, Alo, Serbia po përballet me presion nga Bashkimi Evropian, për të hequr dorë nga aleatë, e saj si Kina dhe Rusia.

“Është thënë se pavarësisht se BE-ja është partneri më i rëndësishëm i tregtisë së jashtme të Serbisë, vendi ynë i kushton një rëndësi  më të madhe Kinës dhe Rusisë dhe kështu ofendohet Presidentin Vuçiç për marrëdhënie të mira me Xi Jinping, si dhe faktin që e quante “vëlla” por edhe marrëdhënie tradicionalisht të mira me Putinin,”-thuhet në media.

Po ashtu, sillet në vëmendje fakti që përfaqësuesja  e Kosovës në Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka thënë që kusht për Serbinë të hyjë në Bashkimin Evropian është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Le t’ju kujtojmë, anëtarja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, tha hapur se njohja e Kosovës është një kusht për hyrjen e Serbisë në BE, dhe tani ne vetëm mund të pyesim nëse ai kushtëzim ka fund,”-shkruhet aty.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dialaogu kosove-serbi dialaogu kosove-serbi

Sondazh

Poll