Bota

E rëndë/ Një spital i Covid-19 në Mumbai përfshihet nga flakët, vdesin 10 pacientë

26 Mars 2021, 09:54 Nga DOSJA
E rëndë/ Një spital i Covid-19 në Mumbai përfshihet nga

AZI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mumbai. Sipas CNN, një spital ku po kuroheshin pacientë të infektuar me Covid-19 është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 10 prej tyre.

Po ashtu mësohet se janë evakuuar 79 pacientë.

“Rreth orës 12:30 të natës, një zjarr shpërtheu në katin e parë në Dream Mall, pranë tij ishte qendra e kujdesit Sunrise Covid ku u pranuan rreth 76 pacientë Covid,”-ka thënë Prashant Kadam një zyrtar i policisë. 

Sakaq, shkaqe e zjarrit ende nuk janë bërë të qarta. Që prej fillimit të pandemisë në Mumbai janë shënuar  5,504 raste infektimi me Covid-19. Mumbai është rrethi me rastet e treta më të larta aktive në të gjithë vendin.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota zjarr ne mumbai zjarr ne mumbai

Sondazh

Poll