Bota

Ka shënuar raste të larta infektimi, Maqedonia e Veriut pritet të shtrëngojë masat parandaluese ndaj Covdi-19

26 Mars 2021, 08:17 Nga DOSJA
Ka shënuar raste të larta infektimi, Maqedonia e Veriut pritet të

MAQEDONIA E VERIUT-Shkupi mund të përballet me masa të reja parandaluese. Sipas mediave maqedonase, Komisioni për Sëmundje Infektive ditën e sotme do të zhvillojë një takim për të analizuar gjendjen e infektimeve me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësues nga ministra e shëndetësisë, të cilët në një njoftim kanë thënë se për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve pritet të shtrëngohen masat.

“Takimi do të jetë sot ose më së voni nesër. Nuk e përjashtojmë mundësinë për masa të reja, më restriktive pas analizimit të gjendjes në ditët e fundit. Çfarë masa do të merren qytetarët do të informohen me kohë. Nuk do të ndodhë sot për nesër që të miratohet një masë, do të ketë kohë që ata të përgatiten. Vikend-karantinë dhe mbyllje në afat më të gjatë për momentin nuk parashikohet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 123,491 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,574 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne maqedon maqedonia e veriut covid-19 ne maqedon maqedonia e veriut

Sondazh

Poll