Politike

Dosja 339, 184/ Basha: Themeli i së keqes sot, Gjiknuri duhet të ishte në burg

12 Maj 2019, 15:30 Nga DOSJA
Dosja 339, 184/ Basha: Themeli i së keqes sot, Gjiknuri duhet të ishte

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se dosja 339 dhe 184 e Dibrës, janë themeli i ngrehinës të së keqes që ka zaptuar vendin.

Basha foli dhe për fenomenin e shitblerjes së votës, ku u shpreh se Gjiknuri sot duhet të ishte në burg., pasi ka marrë pjesë në shitblerjen e votës më 2017.

Dosja 339 dhe 184 e Dibrës, janë themeli i ngrehinës të së keqes që ka zaptuar vendin. Që rruga të hapet për një Shqipëri europiane, kjo ngrehinë duhet të shembet me themel. Por për këtë na duhen gjyqtarë të pakorruptuar, por Rama e ka kapur sistemin e drejtësisë. Gjiknuri sot duhet të ishte në burg., pasi ka marrë pjesë në shitblerjen e votës më 2017”., u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike sot pasdite zhvilloi një konferencë me gazetarët, ku foli për protestat e opozitës dhe betejetën e tij politike. Basha tha se me Ramën nuk do të ketë kurrë dialog, pasi ai është një përdhunues zgjedhjesh. Po ashtu lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të që bashkohen në protestën që do të zhvillohet nesër dhe të gjithë të rrëzojnë këtë sistemin politik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me gazetaret lulzim basha zgjedhjet lokale basha me gazetaret lulzim basha zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll