Politike

Basha i përgjigjet Ramës dhe Hajdarit: Në betejë për Shqipërinë, jo për pazare. Do lutesh të kesh fatin e Gruevskit

12 Maj 2019, 15:16 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës dhe Hajdarit: Në betejë për

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas konferencës për mediat të Ramës, ka vendosur që ti përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Nga selia e PD, Basha mbajti një konferëncë me gazetarët, ku pati dhe një përgjigje për ftesën që i bëri kryeministri. (Lexo këtu)

Kryetari i opozitës u shpreh se nuk do të ketë asnjë formë dialogu me Ramën, pasi tha se largimi i tij është kushti panegociueshëm e të gjithë atyre që kanë dalë në protestë. Më tej Basha u shpreh, se në protesta ai nuk ka dalë për të zëvendësuar kryeministrin aktual, por kërkon rrëzimin e këtij sistemi politik.

Por në nisje të deklaratës së tij, numri një i opozitës i bëri dhe një paralajmërim për kreun e qeverisë, duke i thënë që të mos kalojë caqet, pasi do lutet që të ketë fatin e Nikola Gruevskit dhe të mos ta pesojë më keq. Një përgjigje të tërthortë pati dhe për Rudina Hajdarin, pasi kjo e fundit e sulmoi ashpër një ditë më parë.

Basha u ndal në konferëncën e tij të gjatë dhe tek vjedhja e zgjedhjeve duke folur sërish për dosjen 184 dhe 339, për të cilat tha se ende nuk janë ndëshkuar autorët.

(A.B. A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha opozita ne proteste rudina hajdari zgjedhje pa opoziten edi rama lulzim basha opozita ne proteste rudina hajdari zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll