Politike

Çelja e fushatës së PD-së, Basha ndan videon: Ishte një mbrëmje e mrekullueshme!

26 Mars 2021, 07:48 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë me qytetarët video nga fushata zgjedhore që nisi ditën e djeshme në Tiranë. Partia Demokratike zhvilloi aktivitetin në sheshin Nënë Tereza, aty ku ishin të pranishëm mbështetës të shumtë. Teksa ka ndarë videon, Basha shkruan se mbrëmja e djeshme ishte e mrekullueshme e se me ndihëm e tyre do të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë.

POSTIMI:

Ishte një mbrëmje e mrekullueshme!
Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë.Së bashku për ndryshim.Shqipëria fiton!

Ditën e djeshme Partia Socialiste dhe Demokratike çelën fushatën elektorale në sheshet Nënë Tereza dhe Skëndërbej. Në fushatën e PS-së nuk kishte mbështetës të partisë të pranishëm, vetëm kandidatët të cilët disa prej tyre mbajtën dhe nga një fjalim. Ndërsa në fushatën e PD-së, ishte Basha ai i cili mbajti një fjalim pas Flutura Açkës dhe Florjana Garos. Mbështetës të shumtë të PD-së mbushën sheshin, me makinat e tyzre.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll