Politike

Sherri në Elbasan, Rama: Një tufë legenash e rrugaçësh, as nuk i njoh fare

25 Mars 2021, 22:25 Nga DOSJA
Sherri në Elbasan, Rama: Një tufë legenash e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish përplasjen mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Elbasan, më 14 mars.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se nuk i njeh fare ata që nxorri në vide, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Rama i quajti një tufë legenash e rrugaçësh, ata që u zunë në Elbasan.

“Rrugaçëria pjell rrugaçëri. Dhe tjetra, unë ata nuk i njoh fare dhe nuk e di kush janë. Ata për mua të gjithë janë njësoj që të gjithë, me një ndryshim, që një palë e ka sjellë atje lideri i PD-së dhe pjesa tjetër ka dalë nga turma dhe ka shkuar atje. Kam parë në shumë vende që partitë të kenë grupe njerëzish që të dalin e të gjuajnë me vezë, por vend që lideri të mbledhë një grusht legenash dhe me të aty të ndodhë kështu, nuk e kam parë unë këtë. Nëse këtë gjë duam ta karakterizojmë këtu ka vetëm dy karakteristika. Kjo në vetvete është një rrugaçëri. Ndërsa karakteristika tjetër ajo që është problem i madh këtu, nuk është ajo, është vetëm shfaqje e problemit. Problem është rrugaçëria e frymëzuar dhe atë e ka stimuluar Lulzim Basha,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll