Politike

Tubimi i PD/ Felaj nuk përmbahet: Ishin turmë e verbër, s’kuptuan gjë. I kthehet Peka: Në çdo vend të botës do kis

26 Mars 2021, 06:47 Nga DOSJA
Tubimi i PD/ Felaj nuk përmbahet: Ishin turmë e verbër,

TIRANË– Kandidatja për deputetë e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe gazetari Çim Peka kanë përfshirë në një debat gjatë intervistës së tyre. Në një transmetim “live”, Felaj i ka cilësuar mbështetësit e opozitës “turmë”, duke nxehur debatin. Gazetari i ka argumentuar se edhe simpatizantët e PD-së janë qytetarë dhe shtoi se kishte besim që nesër, Felaj do të kërkonte ndjesë.

DEBATI NË STUDIO:

Ermonela Felaj: Qytetarët janë një turmë. U sollën si një turmë.

Çim Peka: Mbështetësit e PD i konsideroni turmë? Janë qytetarë dhe njerëz të Republikës së Shqipërisë. Fakti që nuk janë me ju…ata janë thjesht qytetarë që shkuan pas bindjes së tyre.

Ermonela Felaj: Ngelën një turmë ulëritëse. Një turmë e painteresuar.

Çim Peka: Pra ata mijëra njerëz janë turmë, ndërsa ju jeni civilë?

Ermonela Felaj: Është një turmë e verbër. Nuk besoj që e kuptoi ndokush çfarë po flitej në atë takim. Lulzim Basha nuk foli asnjë fjalë për gjërat e rëndësishme. Ka një qëllim; të vijë në pushtet.

Çim Peka: Në çdo rast tjetër po të isha i bindur që këtë që po thoni për simpatizantët e PD e keni bindje dhe nuk e keni nga ethet e fushatës, do e mbyllja transmetimin. Se nuk e keni shkelur ndonjëherë etikën. Në çdo vend të botës nëse ndodhte do të ishte ndërprerë transmetimi. Jam i sigurtë nesër që do ta kuptoni dhe do kërkoni falje.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike çim peka ermonela felaj çim peka ermonela felaj

Sondazh

Poll