Politike

Kompleksi në Laç, Rama: Turqit janë njisha në këtë gjë, në vjeshtë e mbarojnë…projektet i mora duke shtrirë dorën

25 Mars 2021, 22:31 Nga DOSJA
Kompleksi në Laç, Rama: Turqit janë njisha në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar ‘njisha’ turqit në ndërtimin e komplekseve.

I ftuar në “Opinion”, Rama foli për rindërtimin dhe tha se këto projekte rindërtimi nga Turqia e Arabia, për qytetarët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti, i mori ai duke shtrirë dorën e duke lypur. Në vjeshtë, sipas Ramës, kompleksi në Laç do ketë përfunduar.

“Edhe turqit që janë njisha në këtë gjë, në vjeshtë e mbarojnë kompleksin. Në vjeshtë e kanë gati. Dhe ata kanë pasur pademi, edhe ata kanë krizat e veta. Këtë project dhe projektet nga Arabia, I kam marrë unë duke shtrirë dorën, e duke lypur,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll