Politike

Rama ndan fotot nga fushata e PS dhe PD: Kartolina nga dy botë

26 Mars 2021, 07:30 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje të takimeve të djeshme të opozitës dhe Partisë Socialiste, që nisën dhe hapjen e fushatës elektorale në vend.  Rama i cilëson kartolina nga dy botë, pamjet nga aktiviteti i PD dhe pamjet nga aktiviteti i PS.

POSTIMI
“MIRËMËNGJESdhe me këto kartolina nga dy botë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme Partia Socialiste dhe Demokratike çelën fushatën elektorale në sheshet Nënë Tereza dhe Skëndërbej. Në fushatën e PS-së nuk kishte mbështetës të partisë të pranishëm, vetëm kandidatët të cilët disa prej tyre mbajtën dhe nga një fjalim. Ndërsa në fushatën e PD-së, ishte Basha ai i cili mbajti një fjalim pas Flutura Açkës dhe Florjana Garos. Mbështetës të shumtë të PD-së mbushën sheshin, me makinat e tyzre.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll