Politike

Zjarri tek magazina e “Casa Italia”/ Meta vë alarmin, kërkon ndërhyrje urgjente: Ndërprisni aktivitetet politike, do ket

26 Mars 2021, 06:58 Nga DOSJA
Zjarri tek magazina e “Casa Italia”/ Meta vë alarmin,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, në orët e para të mëngjesit, ka kërkuar ndërhyjen e institucioneve për të shuar zjarrin e rënë në magazinën e qendrës tregëtare “Casa Italia”. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Meta u ka bërë thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike dhe të ndërhyjnë me urgjencë. Në rast mangësish, kreu i shtetit ka dhënë mundësinë që autoritetet shqiptare të kërkojnë ndihmë nga vendet partnere.

Alarm për institucionet shtetërore! Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar. Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta. Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre. T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm. U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze!,”-shkruan Ilir Meta.

Prej më shumë se 40 orësh vijon zjarri që nisi dy ditë më parë në ambinetet e magaznës në qendrën tregtare në Kashar. Trupi i Arjan Salës është ende duke u kërkuar nga forcat e shpëtimit dhe zjarrëfikëset që ndodhen në ambientet e jashtme të Casa Italias. Raportohet se janë dhe dy persona të tjerë brenda magazinës. Zjarri përfshiu gjithë katin nëntokësor që ka shërbyer si magazinë për të gjitha produktet që tregtoheshin në gjashtë katet e qendrës tregtare. Sala i cili mbeti mes flakëve ka qenë i pari që ka rendur për të evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në magazinë, mirëpo ishte ai që mbeti i bllokuar brenda. Mëngjesin e sotëm presidenti Meta bëri thirrje që të ketë çdo ndërhyrje të mundshme për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave dhe shuarjen e zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arjan sala digjet magazina ne tirane ilir meta tirane arjan sala digjet magazina ne tirane ilir meta tirane

Sondazh

Poll