Aktualitet

Me logo “London”! 1.5 kg kokainë në kroskotin e makinës, arrestohen babë e bir në Tapizë! Pranga dhe shokut të tyre (

26 Mars 2021, 07:38 Nga DOSJA
Me logo “London”! 1.5 kg kokainë në kroskotin e

DURRËS– Policia e Shtetit ka prangosur 3 persona, të cilëve iu është gjendur 1.3 kilogramë kokainë të fshehura në kroskotin e makinës. Në operacionin e koduar “Tapiza”, efektivët kanë prangosur në flagrancë: Leonard dhe Latif Lozin, babë e bir përkatësisht 58 dhe 28 vjeç; ndërsa bashkë me ta është arrestuar edhe 27-vjeçari Akil Bunaj. Të tre janë të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Policia mori informacione se në mjetin tip “Volkswagen” ishte fshehur lëndë narkotike, duke sjellë edhe ndalimin e makinës teksa po qarkullonte në aksin Tapizë-Fushë Krujë. Tanimë hetimet kanë nisur për të zbuluar edhe burimin e lëndës narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje dhe trafikim të drogave të forta. Finalizohet operacioni i koduar “Tapiza”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës. Sekuestrohen 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë. Arrestohen në flagrancë 3 poseduesit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e disponuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, u finalizua operacioni policor i koduar “Tapiza”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet akil bunaj latif lozi leonard lozi operacioni tapiza akil bunaj latif lozi leonard lozi operacioni tapiza

Sondazh

Poll