Aktualitet

Bari Shyti u shkarkua nga KPK, Gjyqtari ‘Boss’ i Vlorës ia nxjerr inatin qytetarëve që protestuan kundër tij

25 Mars 2021, 20:12 Nga DOSJA
Bari Shyti u shkarkua nga KPK, Gjyqtari ‘Boss’ i Vlorës ia

TIRANË– Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti, i cili është shkarkuar ditën e sotme nga KPK, ka bërë një kallëzim për ndjekje penale. Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kallëzimi në prokurori është për një grup qytetarësh të paidentifikuar, të cilët kanë mbajtur pankarta intimiduese para hyrjes së Pallatit të Kongreseve ku mbahen seancat e KPK-së. Kujtojmë se para disa ditësh, u prit me pankarta në duar kundër tij nga disa qytetarë, të cilët shpresonin që të jepej vendimi i drejtë.

“Në datë 23.03.2021 në orën  10:00 ishte planifikuar seanca dëgjimore pranë KPK, e cila do të zhvillohej në sallën nr.1 të godinës së ish Pallatit të Kongreseve. Aty rreth orës 10, në çastin e hyrjes në godinë, në hyrje të saj jam ballafaquar me një grup prej 7-8 personash, të cilët mbanin pankarta në duar, disa prej të cilave me përmbajtje komprometuese për procesin që pritej të zhvillohej”, thuhet në një pjesë të kallëzimit.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti eshte shkarkuar nga KPK gjatë ditës së sotme. Në seancë, u përball me raporte negative të vlerësimit për sa i përket 3 shtyllave kryesore, si pastërtia e figurës, integriteti profesional dhe pasuria.

(A.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bari shyti bari shyti

Sondazh

Poll