Aktualitet

3 ditë pa ‘nam e nishan’! familjarët e shefit të Sigurisë tek ‘Casa Italia’: Duam kockat e djalit, të qajmë një h

26 Mars 2021, 07:20 Nga DOSJA
3 ditë pa ‘nam e nishan’! familjarët e shefit të

TIRANË– Familjarët e Arjan Salës, shefit të sigurisë së qendrës tregatre “Casa Italia”, i cili u pa për herë të fundit duke u futur në magazinë për të shuar zjarrin me një bombul në dorë, kërkojnë ndihmë. Kur jemi në ditën e tretë pas zjarrit që përfshiu magazinën, familjarët e Salës, i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta që të shkojnë parën tyre, të dërgojnë përforcime dhe të bëjën ç’të jetë e mundur për të nxjerrë nga magazina kockat e 33-vjeçarit.

Paraditen e sotme, forcat zjarrfikëse kanë mundur që të futen në një pjesë të magazinës së u përfshi nga flakët, dhe kanë mundur të gjejnë vetëm mjetin që përdori 33-vjeçari në përpjekje për të shuar flakët. Ndërsa nuk është pikasur asnjë shenjë e tij. Edhe pasdite është bërë e njëjta gjë, madje në magazinën është futur edhe ushtria bashkë me qentë që të kërkonin për Salën, por ende asgjë.

Në pritje të një përgjigjeje e të një lajmi, familjarët e Salës janë përplasur sërish me zjarrfikëset, duke kërkuar me këmbëngulje trupin e familjarit të tyre. Madje një prej të afërmve të Salës është futur brenda magazinës për të kërkuar të riun dhe prej dy orësh është ngujuar e nuk pranon që të dalë që aty. 

Kërkimet për të gjetur të riun i ka ndjekur me vëmendje edhe presidenti Ilir Meta. Në orët e para të mëngjesit ka kërkuar nga të gjitha instancat përkatëse që të ndërhyjnë me urgjencë për të shmangur edhe dëmin pasuror, duke theksuar që në këto momente duhet të lënë mënjanë fushatën. Ndër të tjera, Meta i ka paralajmëruar që të gjejnë zgjedhje ndryshe situata e krijuar mund të sjellë pasoja tepër serioze. Drejtori i Policisë së Tiranë, ka folur dy ditë pas ngjarjes për mediat dhe është mjaftuar me fjalët: Po bëjmë hetimet përkatëse!

Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës. 

(k.m;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane ilir meta tirane arjan sala digjet magazina ne tirane ilir meta tirane

Sondazh

Poll