Aktualitet

Plagosja e minatorit në Bulqizë, Elton Debreshi: Është i pasigurtë në spital, shteti nuk reagon

26 Mars 2021, 07:23 Nga DOSJA
Plagosja e minatorit në Bulqizë, Elton Debreshi: Është i

TIRANË– Kandidati i pavarur për deputet, Elton Debreshi ka reaguar në lidhje me plagosjen e minatorit Edi Beka. Në një postim të bërë në Facebook, ai shkruan se minatori është i pasigurtë në punë dhe në spital. Ndër të tjera ai shton se shteti nuk ka reaguar për këtë ngjarje, si dhe bën të ditur se nuk do të ndalojë së luftuari që ta bëjë helikoperin një kujtim i pakëndshëm për banorët e Bulqizës.

POSTIMI:

Sapo mora vesh se minatori Edi Beka, 31 vjeç, eshte aksidentuar ne minieren e Albchrome dhe eshte transportuar me urgjence me helikopter per ne Tirane.Ashtu si zakonisht, minatori i Bulqizes eshte i pasigurte ne pune dhe i pasigurte ne spital.Thuajse 2000 punetore qe prodhojne pafund pasuri jane lene ne meshire te fatit, te keqpaguar, pa nje spital dinjitoz per te marre ndihmen e shpejte.Shteti nuk reagon, madje nuk permend as emrin e kompanise Albchrome. Kjo e fundit ben prape me faj minatorin.Jane keto ngjarje tragjike qe i kemi perjetuar te gjithe si minatore, miq e familjare, qe na shtyjne te luftojme deri ne fund per te drejtat tona.Helikopteri qe fluturon mbi Bulqize na i mbush zemrat me ankth e trishtim. Une jam betuar se derisa ky helikopter te mbetet kujtim i pakendshem per minatoret e qytetaret bulqizake, nuk do te ndaloj se luftuari.I uroj sherim te shpejte shokut dhe vellait tone Edi Bekes.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elton debreshi elton debreshi

Sondazh

Poll