Aktualitet

Nga dhuna në familje deri te aksidenti me pasojë vdekjen, policia me ‘dorë të hekurt’, bien në pranga 8 persona në Tir

26 Mars 2021, 07:23 Nga DOSJA
Nga dhuna në familje deri te aksidenti me pasojë vdekjen, policia me

TIRANË– 8 persona janë arrestuar në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Blutë bëjnë me dije se është arrestuar një 27-vjeçar A.H., pasi me anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik. Po ashtu, ka rënë në prangat e policisë  një 32-vjeçar Y.A., pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Një 36-vjeçar, S. Xh., po ashtu ra në prangat e policisë pasi ditën e djeshme në Kavajë ka aksidentuar shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë .

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë ; Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Y. A., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 44 vjeç, si  dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve F. H dhe E. L., pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur disa dritare alumini në magazinën në pronësi të shtetasit A. B.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persona në tiranë arrestohen 8 persona në tiranë

Sondazh

Poll