Aktualitet

I dënuar me 12 vite burg, vdes Edmond Jonuzaj, ndërroi jetë sapo mbërriti në spital

25 Mars 2021, 20:51 Nga DOSJA
I dënuar me 12 vite burg, vdes Edmond Jonuzaj, ndërroi jetë sapo

KORÇË– Edmond Jonuzaj, 41 vjeç dhe i dënuar me 12 vite burg, ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka mësuar se Jonuzaj, po vuante dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, ku i kishin mbetur edhe katër vite për të shlyer.

Mbrëmjen e sotme Edmond Jonuzaj është ndjerë keq dhe është nisur për në spitalin e Korçës. Por, pas mbërritjes në spital, ai ka ndërruar jetë, për arsye që ende nuk dihen.

Tashmë, Jonuzaj do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për tu zbuluar dhe shkaku që e bëri të humbte jetën. Nuk dihet nëse Jonuzaj ka pasur ndonjë përleshje në burg, apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond jonuzaj vdes edmond jonuzaj edmond jonuzaj vdes edmond jonuzaj

Sondazh

Poll