Politike

Prezantohen kandidatët e PS në Kukës, Rama surprizon me emrin për Hasin

12 Maj 2019, 14:57 Nga DOSJA
Prezantohen kandidatët e PS në Kukës, Rama surprizon me emrin

KUKËS- Strukturat e Partisë Socialiste në Kukës të drejtuara nga Ilir Beqja, si i deleguar për këtë qark kanë bërë sot prezantimet e kandidatëve për të gjitha bashkitë që kanë nën patronazh.

Në ambientet e Partisë Socialiste Kukës, është bërë prezantimi me strukturat i emrave që u zgjodhën një ditë më parë nga Kryesia. Beqaj në fjalën tij tha, se kandidaturat e përzgjedhura janë fituese, për garën e 30 qershorit.

“Tre kandidatët socialist për kryetar Bashkie, thanë se elektorati kuksian, hasian e tropojan, do i mbështesin, pasi investimet e bëra kanë përmiresuar jeten ekonomike e sociale të gjithe qarkut”, u shpreh Ilir Beqaj.

Për Kukësin u konfirmua emri që ka qarkulluar kohë më parë, që është Safet Gjici, ndërsa për bashkinë Tropojë do të jetë në garë, Rexhë Biberaj. Surpriza është për bashkinë e Hasit, pasi kandidat do të jetë Liman Morina që është Perfekti i këtij qarku dhe jo kryetari aktual i bashkisë,

Liman Morina ka qenë edhe me parë Kryetar Bashkie në Has, ndërsa Rexhë Biberaj ka kandiduar edhe në zgjedhjet e shkuara, por që nuk e fitoi dot Tropojën. Ndërsa Safet Gjici, kandidoi në 2017 për deputet, por nuk e mori dot mandatin, për vetëm 600 vota. Po ashtu Safet Gjici ka humbur dhe një tjetër betejë që është ajo e bashkisë Kamës në vitin 2015 kundë Xhelal Mziut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir beqaj liman morina rexhë biberaj safet gjici edi rama ilir beqaj liman morina rexhë biberaj safet gjici

Sondazh

Poll