Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 13 viktima dhe 472 raste të reja nga Covid-19
25 Mars 2021, 16:56Nga DOSJA
TIRANË- 13 të vdekur dhe 472 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 13 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, 6 qytetarë nga Tirana, 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë 2,184.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 5,356 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Janë kryer 2794 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Mallakastër, Prrenjas, 3 raste në Tropojë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, Këlcyrë, 2 raste në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, 1 rast në Has, Bulqizë, Memaliaj, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,760 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (25 Mars 2021)
Raste të reja ditore 472 Të shëruar në 24 orë 567 Të shtruar në spitale 340 Humbje jete në 24 orë 13 Testime ditore 2794
Testime totale 542,232 Raste pozitive 122,767 Raste të shëruara 87,760 Raste Aktive 32,823 Humbje jete 2184
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
GJIROKASTËR-Një rrugë me kalldrëm është shembur në lagjen Palorto të Gjirokastrës.Bazamenti anësor i rrugës së kalldremtë ka rënë në një gjatësi 3 metra du...
TIRANË- Ushtria ka dërguar dy grupe të specializuar tek magazina që ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë brenda ka mbetur 33-vjeçari, Arj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje Kosovës për të vaksinuar në Kukës bluzat e bardha. I pranishëm në aeroportin e Rinasit, ku pri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë nuk ka asnjë problem ndarjeje kategorish dhe se do të nisë vaksinimi msiv në popullatë. I pranis...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka caktuar si objektiv vaksinimin e gjysmë milioni të qytetarëve shqiptarë brenda muajit maj, ose maksimuni deri në fund të m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Nga Rinasi, teksa foli për ardhje...
TIRANË– Avioni me 192 mijë dozat e para të vaksinë kineze ka mbërritur në Shqipëri. Videoja e mëposhtme tregon momentin kur avioni mbërrin në aeroportin e ...
VLORË – Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur sot në gjykatën administrative të Vlorës, verifikimet pas publikimit të informacioneve se dy gjyqtarë n...
Aktualitet18 Mars 2021, 21:13
ITALI– Një rrjet trafiku droge, që merrte kokainë nga Holanda dhe kanabis nga Shqipëria, ka furnizuar me lëndë narkotike zonën e Venecias që prej vitit 2016. Me...
ITALI– Anija me flamur shqiptar është përplasur me peshkarexhën italiane, e cila është fudnosur më pas. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e s...