Aktualitet

Edi Rama i bën sërish thirrje Kosovës: Që nesër marrim përsipër vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha,

25 Mars 2021, 15:15 Nga DOSJA
Edi Rama i bën sërish thirrje Kosovës: Që nesër marrim

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje Kosovës për të vaksinuar në Kukës bluzat e bardha. I pranishëm në aeroportin e Rinasit, ku priti 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze, Rama tha se që nesër është i gatshëm të marrë përsipër vaksinimin e bluzave të bardha të Kosovës.

“Sot kemi mundësi të japim një mesazh të drejtpërdrejt Kosovës, vëllezërve dhe motrave tona atje, jemi gati menjëherë që nga nesër të marrim përsipër vaksinimin e bluzave të bardha të Kosovës. Janë 11 mijë bluza të bardha atje dhe për 20 ditë ne jemi gati të kryejmë vaksinimin e të gjithëve. Nëse ata duan të organizojnë procesin dhe vijnë më shpejt në Kukës, s’ka problem, mund të bëhet në një kohë më të shpejtë,”- tha Rama ndër të tjera. 

Rama u nis dje për Stamboll i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj. Me këtë sasi të njoftuar sot, pritet që Shqipëria të nisë një vaksinim më të gjerë në popullatë. Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

LAJMI KRYESOR: Rama jep lajmin e mirë: Siguruam 1 mln doza në Stamboll, 192 mijë vijnë sot në Rinas, brenda 60 ditësh marrim gjysmë milioni (PAMJET)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vaksina kineze ne shqiperi edi rama vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2021, 21:13

ITALI– Një rrjet trafiku droge, që merrte kokainë nga Holanda dhe kanabis nga Shqipëria, ka furnizuar me lëndë narkotike zonën e Venecias që prej vitit 2016. Me...